Kronika

Masakër në Burrel, breshëri armësh drejt punonjësve të Bashkisë




               Publikuar në : 14:26 - 11/10/18 |
mapo.al

3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mesditën e kësaj të enjte në një fshat të Burrelit.


Raportimet flasin se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para, sipas Vizion Plus, bëhet e ditur se dy punonjës të Bashkisë së Matit po drekonin në një lokal në fshatin Shelli, ku Bashkia po investonte në shtrimin e një rruge.

Brenda në lokal, bashkë me dy punonjësit e Bashkisë ishte edhe një banor i zonës.

Autori i krimit ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me breshëri drejt tavolinës ku ishin këta persona.

Paraprakisht thuhet se punonjësit e Bashkisë në Mat ndodheshin në vendngjarje për të zgjidhur një konflikt pronësie.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas