Kryesore, Sociale

Masakër mbi faunën shqiptare/ Moratoriumi i gjuetisë, një fasadë! Kafshët e balcamosura zbukurojnë lokale e resorte…

Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim në profilin e tij në Facebook, për moszbatimin e moratoriumit të gjuetisë në Shqipëri.

Teksa publikon disa pamje kafshësh të egra, të cilat vriten dhe balsamosen për tu mbajtur si zbukurim nëpër lokale, ai tregon se si kjo punë është kthyer në një biznes.



Postimi

“Gjuetia ndaj faunes se eger eshte e ndaluar me ligj ne Shqiperi! Por ky ligj nuk zbatohet dhe per kete jane pergjegjes te drejtperdrejte organet ligjzbatuese perkatese. Ne Shqiperi vazhdon gjuetia ndaj kafsheve te egra. I shikoni, keto jane fotografi te marra ne nje restorant ne nje fshat te Korces.

Vetem tigri nuk eshte i Shqiperise, eshte balsamosur ne nje kopesht zoologjik ne Maqedoni. Te tjerat jane vrare te gjitha ne Shqiperi vitet e fundit. Pronari e tregonte me krenari kete dhe thoshte, se ketej nuk vijne “ligjzbatuesit”, keshtu qe hedhin “sacme” si te duan.

Madje me tregojne se disa edhe e kane kthyer ne biznes. 500 euro kushtonte nje kafshe e eger e vrare dhe e balsamosur. Edhe ky pronar, te gjitha kafshet i kishte vrare vete, qe nga ariu, pelikani kacurrel, dhelpra, sorkadhja, shqiponja, mjelma.

Keta “kopetentet” i pifshin dolline Moratoriumit te Gjuetise. Tmerr i vertete, ajo cfare u bejne kafsheve ne Shqiperi, dhe per cfare, per t’i shnderruar ne objekte zbukurimi ne lokalet e tyre. Jo vetem nje, por shume kafshe, dhe jane aty, ne lokale, ku edhe “(jo)zbatuesit e ligjit mund t’i shikojne e te marrin masa”.

       

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas