Kryesore, Politika

Zbardhen negociatat e fshehta për emigrantët nga Afrika, ministri italian: Ia kërkuam ne Shqipërisë

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, ka vlerësuar disponueshmërinë e Shqipërisë në lidhje me marrjen e 20 emigrantëve.

Në një prononcim për Vizion Plus, Salvini deklaroi se falenderon Shqiperinë për ndihmën e ofruar, duke theksuar se ajo u tregua një vend i përgjegjshëm më shumë se vendet e tjera të BE-së.



 

Si e shihni ndihmën që ka ofruar Shqipëria në lidhje me marrjen e refugjatëve që kanë mbërritur në Itali?

“Me habi, me mirënjohje, me kënaqësi. E një vend që nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian e ka treguar se është shumë më i përgjegjshëm dhe i bashkuar se sa anëtarët e tjerë të unionit.”

Ministri ynë “i jashtëm” ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë edhe më shumë Italinë, pra, të marrë më shumë se 20 refugjatë. E shikoni këtë si zgjidhje?

“Jo, jo. Unë i jam mirënjohës popullit shqiptar për këtë disponueshmëri. Por është Europa ajo qe duhet te zgjohet dhe te mbroje kufijtë e saj te brendshëm dhe te organizoje ligjërisht migracionin.”

Ministër, përpara lajmit që disa prej tyre do të vijnë edhe në Shqipëri, ju kemi dëgjuar në konferencën për shtyp që keni thënë se po punoni me vendet fqinje. Keni biseduar me Shqipërinë?

“Kemi folur edhe me vende të tjera ballkanike, por disa kanë treguar vëmendje, ndërsa disa të tjera kanë nxjerrë probleme, por duke qenë se Europa po tregohet shurdhe, ne kemi filluar të lëvizim jashtë unionit.”

 Kjo ishte një ndihmë që e ofroi vetë Shqipëria, apo keni qenë ju që kërkuat mbështetje?

“Jo, jo, ishim ne që kërkuam. Duke qenë se morëm JO-në e Brukselit dhe pastaj atë sjellje të Europës, mendoj se bëmë mirë që ju drejtuam Shqipërisë.”

 Në çfarë statusi vijnë këta persona në Shqipëri? Si azilantë apo për të qëndruar një muaj këtu?

“Teknikisht ne jemi duke identifikuar të gjithë personat, jemi duke vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore, e pastaj do të hartojmë një marrëveshje mes dy qeverive. Besoj se ministrat e jashtëm të vendeve tona do të bien dakord për qëndrimin e tyre, për sa kohë do të qëndrojnë këto burra në vendin tuaj, sepse të gjithë janë meshkuj e për të tjera detaje. Deri më tani jam i lumtur për çfarë kemi arritur.”

A keni një mesazh për shqiptarët që pas zgjedhjes suaj si ministër patën disa reagime dhe ishin disi skeptik? 

“Unë kam njohur dhe po njoh edhe më shumë shqiptarë në Itali, disa ende me shtetësi shqiptare, e disa me dokumente italiane. Di të them se i vlerësoj këta njerëz, sepse janë vërtet punëtorë dhe përpiqen shumë.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas