Rajoni

Marrëveshja Putin-Vuçiç: Pa mbështetjen e Rusisë, Serbia nuk nis asnjë zgjidhje për Kosovën






               Publikuar në : 14:50 - 23/08/18 |
mapo.al

Serbia nuk do bëjë asnjë zgjidhje finale sa i përket çështjes së Republikës së Kosovës, pa përkrahjen e Rusisë dhe pa u konsultuar me shtetin rus, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.


Kështu shkruan sot e përditshmja serbe ‘Novosti’, e cila thotë se kjo marrëveshje ndërmjet presidentit Putin dhe Vuçiq, është konfirmuar edhe në takimin e diplomatëve të të dyja vendeve përkatëse të martën në Sochi.

Sipas burimeve të gazetës serbe, muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht vendimtar sa i përket çështjes së Kosovës, dhe Serbia e ka mbështetjen e plotë të Kremlinit për të vazhduar negociatat me Prishtinën.

Madje raportohet se edhe disa fuqi perëndimore kanë diskutuar me Rusinë sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Vitin e kaluar, siç shkruan gazeta serbe, Vuçiq ka marrë dhe konfirmimin se Rusia është e gatshme që t’i bashkohet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nëse ka ndonjë tendencë që edhe SHBA-të të futen në negociata.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas