Kryesore, Politika

Marrëveshja me Serbinë/ Thaçi zbulon bisedën me Metën: Me Ramën s’kam folur

 “Debatet tuaja mbani në Tiranë dhe mos i sillni në Prishtinë”, i është përgjigjur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zërave kundër “korrigjimit të kufijve” (siç e quan ai), që vijnë nga politika e Tiranës.

Ai ka treguar se nuk ka folur me Kryeministrin Rama lidhur me marrëveshjen me Serbinë, ndërsa ka treguar një bisedë me kreun e shtetit shqiptar Meta.



“S’kam biseduar me autoritet në Shqipëri. S’kam biseduar me Ramën”.
Po me Presidentin Meta?

“Ai ka mbështetur dialogun. Po s’kam biseduar. Kam diskutuar pas ceremonisë së varrimit të Demaçit po jo në parametra konkretë, jo në detaje. Edhe Meta është në mbështetje të dialogut, për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi”, tha Presidenti i Kosovës në emisionin “Opinoion”.

Lidhur me reagimin që bëri pas akuzave të ish-Kryeministrit Berisha, ai tha se s’ka folur me emra.

“Asnjë deklaratë e imja s’përmendet asnjë njeri me emër. Unë flas vetëm në parim në princip, me ide dhe faltë. Skam folur për emër as për ish-Kryeministrin për ish-Presidentin, Kryeministrin aktual në Kosovë apo Shqipëri. Raportet e mia me Shqipërinë ka qenë në interesin e përbashkët Kosovë-Shqipëri, në interesin e kombit dhe institucionale”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas