Kryesore

Marrëveshja me Greqinë, Rama: Kush akuzon për tradhti do… Tsipras: Avantazhe të konsiderueshme për ne

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëveshjen detare me Greqinë, i pyetur nga një gazetare e medias spanjolle. Rama tha se gjatë bisedimeve të dyja palët po  gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të vendeve dhe popujve të tyre.

“Jam 100% i sigurtë se kur rezultatet të finalizohen kushdo që akuzon për tradhti nga të dyja palët do të turpërohet…”, tha Rama.



Ndërsa komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka sqaruar edhe një herë deklaratën e tij mbi ristrukturim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Hahn sqaroi shkurt se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se ai i referohej vetëm vijës kufitare e asgjë më shumë apo më pak.

Në të njëjtën ditë, por në një tjetër vend ka folur edhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Ai ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë që pritet të nënshkruhet nga dy qeveritë.

Tsipras është shprehur se dy vendet kanë arritur në një moment shumë të rëndësishëm, duke vënë theksin tek marrëveshja për detin dhe ligjin të luftës, që sipas Tsipras janë dy çështje për të cilat dy qeveritë janë shumë afër gjetjes së zgjidhjes.

Sa i takon zonës ekonomike ekskluzive, Tsipras deklaroi se do ketë një zgjidhje me avantazhe të konsiderueshme për Greqinë.

“Ne jemi shumë afër zgjidhjes në lidhje me caktimin e kufijve të zonës ekonomike ekskluzive, një zgjidhje që ofron avantazhe të konsiderueshme në anën greke, unë nuk do të shkoj në detaje,” – tha ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas