Politika

Marrëveshja me Greqinë/ PDIU paralajmëron protesta masive: Bushati të bëjë transparencë

Shpëtim Idrizi kundërshton “fshirjen” e Çamërsië dhe paralajmëron ministrin e Jashtëm , Ditmir bushati për protesta masive.  Mediat greke kanë raportuar se mes shqipërisë dhe Greqisë falë marrëveshjes është parashikuar heqja e termave ”Epir I Veriut” dhe “Çamëri”.

Pas këtyre raportimeve kreu I PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër dhe ka paralajmëruar për protesta të fuqishmë pasi nuk e lejon “tradhëtinë ndaj Çamërisë”.



“Nëse dikush mendon të tradhëtojë Çamërinë, ne do të ftojmë të gjithë  të gjithë shqipëtarët në protesta massive, në bojkot të produkteve greke, duke radikalizuar fort e të gjithë shqipëtarëve patriot, që I bashkon dinjiteti kombëtar”, deklaroi kreu I PDIU, Shpëtim Idrizi.

Pas thirrjeve të shumta të deputetit shpëtim Idrizi për transparencë, ai është shprehur se nuk ka marrë përgjigje prej ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.  Duke u shprehur i shqetësuar për mungesën e Gjykatës Kushteteuse, ka shpresuar që e gjitha mos të jetë e qëllimshme.

“Sot edhe Gjykata Kushtetuse nuk është funskionale, shpresoj e gjitha kjo mos  të jetë e qëllimshme.”, u shpreh Idrizi.

Ndërsa Ministria e jashtme e cilëson marrëveshjen si më të mirë se ajo më parë, Shpëtim Idrizi, duke e cilësuar të tërën “cështje interesi”,  thotë se tashmë më marrëveshjen e re grekët po marrin atë që më parë mundëm ta ruanim.

“Cdo të thotë kjo, që ata shitën më shumë dhe ne më pak.  Apo na futi interesi i Greqisë për zonat Ekonomike  për zonat në det, kur ne duhet të ishim me këmbë në tokë, për të mbyllur marrëveshjen për kufijtë tokësor më parë”, tha Idrizi.

Ai siguroi se PDIU do të vzhdojë në mënyrë të përsëritur të kërkojë transparencë prej Ministrisë së Jashtme dhe në mungesë të përgjgijes do të ketë protesta masive./mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas