Bota

Marrëveshja e Prespës për emrin e Maqedonisë, Kocias: Do kalojë në kuvend, kemi përkrahje

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës për emrin e ri të Maqedonisë, do të kalojë patjetër për miratim në Parlamentin grek.

Kocias është i sigurtë se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të partive, Marrëveshja do të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve.



“I kam të qarta deklarimet e partnerit qeveritar por, vendimet në Qeveri sillen me shumicë dhe është shumë e qartë se kush e ka shumicën absolute. Partneri i koalicionit gjithmonë është produktiv dhe i dobishëm, për këtë çështje ka qëndrimet e veta, dëshiron të shprehet, kjo është e drejtë e vetë demokratike. Por, e përsëris edhe një herë, Qeveria greke do ta dërgojë Marrëveshjen në Kuvend, në Kuvend ka shumicë dhe këtë e kam thënë qysh vitin e kaluar, se nuk do të votohet nga shumica e partive, por nga shumica e deputetëve”, ka theksuar Kocias për mediat greke.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas