ShowBiz

Mario tregon “sekretet” e punës me Kimin: Më thanë që s’do arrija kurrë të dilja në kopertinën e “Vogue”

Ka mbi 10 vite që Mario Dedivanoviç, djali bukurosh me origjinë shkodrane, kujdeset për imazhin e Kim Kardashian. Ajo ishte ende pjesë e reality shoët më të ndjekur në Amerikë kur nisi bashkëpunimin me Marion, por gjërat nuk ishin aq të thjeshta për të dy.

Artisti shqiptar i make upit ka publikuar një foto të kalendarit të punës së tij më 5 prill 2008, kohë kur ka pasur takimin e parë me Kimin.
Ai tregon:



Ky është kalendari im i datës 5 prill 2008, thuajse 10 vite më parë ku u njoha me Kim Kardashian në realizimin e një sesioni fotografik. Pothuajse nuk e pranova të punoja për Kim, pasi punoja për Fox duke realizuar disa make-up shtesë në fundjavë për të fituar disa dollarë më shumë”.

Sa i takon sfidave që pati në fillim e bashkëpunimit me Kim, Mario shprehet:

E takova Kim dhe fillova të punoj shpesh me të. Ideja e një ylli të reality show ishte e re në atë kohë. Unë kisha një agjent që më paralajmëroi të ndaloja së bashkëpunuari me Kimin menjëherë. Ai më tha se nëse do të vazhdoja kështu do të shkatërroja gjithçka dhe karriera ime do të përfundonte brenda  apo maksimumi dy vitesh. Më thanë që e gjithë puna dhe përpjekjet e mia do të shkonin dëm. Unë refuzova. Vendosa të vazhdoj bashkëpunimin me Kim sepse ma ndjente zemra që çdo gjë ishte në rregull. Shpesh më thoshin: “Paç fat Mario, sepse  vështirë se do të arrish të realizosh një kopertinë Vogue.”

Ngjitur fotos së parë, ai tregon një sërë kopertinash të Vogue ku Kim Kardashian ka qenë në faqe të parë dhe sigurisht, pas saj fshihet dora e artë e Marios.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas