ShowBiz

Marinën ‘e kryqëzojnë’ për photoshop, Luana Vjollca bën reagimin emocionues

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur, Marina Vjollca, postoi një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën dukej e mahnitshme veshur me një jumpsuit jeshil që e tregonte shumë joshëse.

Megjithatë, shumë fansa e kritikuan moderatoren se kishte bërë photoshop dhe pa dashje, kishte hequr edhe gishtin e madh të dorës së majtë, të cilën e kishte ngritur lart. Pas akuzave të shumta që iu bënë, duket se Marina ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë mbi këtë temë.



Ajo i ka kthyer përgjigje një vajze që i ka komentuar se ç’ka ndodhur me gishtin e saj, duke mohuar se ka përdorur photoshop, por ka qenë thjesht këndi i fotos që ka krijuar atë iluzion.

“Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin pak më shumë mesa duket. Qetësohuni”, ka thënë Marina, duke sqaruar njëherë e mirë të gjithë këtë çështje që bëri bujë.

Pasi i sqaroi të gjithë, Marina publikoi një tjetër foto me të njejtën veshje, në të cilën nuk gjendej asnjë dyshim për Photoshop dhe motra e saj Luana i ka komentuar disa vargje të këngës së saj me Bujar Qamilin: “I dhe flakë o mallit tim”, si për t’i treguar që kjo foto i ka pëlqyer shumë.
Ndërkohë që Marina i komentoi një pjesë tjetër të këngës: malli mua më ka marrë sa shumë sa shumë, se dashnin un për ty se gjej askund.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas