Kryesore

Marchisio lë Juventusin, largohet pas 25 vitesh





               Publikuar në : 11:47 - 17/08/18 |
mapo.al

Në ditën e fundit të merkatos që lejon futbolli italian, kampionët e Serie A u privuan nga një emër që do të mbetet në historinë e klubit bardhezi. Juventus njoftoi në mënyrë surprizë shkëputjen me konsensus të Claudio Marchisio, raporton TCH.


Mesfushori i rritur në ekipet e moshave vendos të largohet nga Zonja e Vjetër pas plot 25 vjetësh, nga të cilët 11 i ka kaluar në skuadrën e parë.

Claudio Marchisio i tentuar nga oferta joshëse e Montreal Impakt, dhe i ndikuar nga minuta e pakta që i ka rezervuar në muajt e fundit trajneri Alegri, shkëputi akordin me torinezët pas 294 ndeshjeve dhe 33 golave, periudhë në të cilën koleksionoi 7 tituj kampion radhazi, 3 superkupa të Italisë dhe 4 Kupa Italie radhazi.

Numri 8 i Juventus aq i dashur për tifozët zgjodhi rrjetin Instagram për të përshëndetur të gjithë ata që e mbështetën, dhe shpreson se do ta bëjnë edhe në rrugëtimin e ri.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas