Sport

Marcelo do t’i mungojë Realit deri nga mesi i nëntorit






               Publikuar në : 20:17 - 31/10/18 |
mapo.al

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo do të mbetet jashtë fushave të blerta deri nga mesi i muajit nëntor, sipas raporteve më të fundit në mediet spanjolle të kësaj të mërkure.


Braziliani u largua nga fusha pak para përfundimit të “El Clasico”-s, që u mbyll me një rezultat katastrofik për madrilenët e mposhtur 5-1 nga Barcelona, për shkak të një dëmtimi në këmbë.

“Ai është diagnostikuar me një dëmtim muskular në këmbën e tij të djathtë”,- njoftoi klubi pa dhënë gjithsesi detaje sesa gjatë do të mungonte ai. E përditshmja madrilene “AS” thotë se, mbrojtësi i djathtë do të mungojë për gati 3 javë.

Marcelo do të mungojë në ndeshjet e Realit kundër Melilla, të mërkurën për Kupën e Spanjës; në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Valladolidit; në përballjen e Championsit ndaj Viktoria Plzen javën e ardhshme; e sigurisht edhe në ndeshjen e kampionatit ndaj Celta Vigos, pas 10 ditësh.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas