Sport

Maradona vs Pele: Është thjesht një kukull

Deklaratat e Peles për lojtarin e Barcelonës, i cili është shprehur se Mesi nuk do të arrijë kurrë nivelin e tij, kanë shkaktuar reagimin e trajnerit të Al Vasl, Diego Maradona. Me shaka, ai është shprehur se Peles, për shkak të moshës i janë prekur edhe mendimet. “Nuk mund ta fajësoj, ka 20 vjet që nuk bën asgjë. Nuk e kam parë as në ndonjë supermarket. Nuk e di se çfarë bën. Zakonisht, nëse e shikon diku, është në ndonjë ceremoni çmimesh në krah të presidentit të FIFA-s dhe duket si kukull që lëvizet me telekomandë. Komentet e tij nuk janë aspak surprizë”, u shpreh Maradona për Pelen.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas