Kryesore, Rusi 2018, Sport

Maradona nuk është në krizë, ja sa “paguhet” që të dhurojë shfaqje

Shfaqja që bën Maradona në stadium, sa herë luan Argjentina, ka kostot e saj, raporton TCH.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit i paguan “El Pibe De Oro”-s 11 mijë e 300 euro sa herë shfaqet në tribuna, në përballjet e skuadrës nënkampione të botës.



Po kështu, FIFA e paguan 57-vjeçarin edhe për pjesëmarrjen e tij në të gjitha aktivitetet e këtij organizmi.

Lajmi u bë publik nga portali anglez “Sport Bible”, sipas të cilit, i gjithë ky është një plan i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, qëllimi i të cilit ishte promovimi i Botërorit të Rusisë.

Me këtë rast, kreu i qeverisë së futbollit botëror krijoi një grup të quajtur “Legjendat”, pjesë e të cilit janë emra që kanë shkruar historinë e futbollit, si “Fenomeni” Ronaldo, Eto, Casillas, Puyol e Xavi, dhe që përkufizohen edhe si ambasadorët e FIFA-s.

Por, ajo që të bën përshtypje është se askush prej tyre nuk ka përfitimet e Maradonës.

FIFA mbulon të gjitha shpenzimet për këta ambasadorë; udhëtimet, akomodimin, ushqimin. Maradona e ka shfrytëzuar në maksimum këtë ofertë, ndërkohë që të tjerët kanë preferuar të jenë më të tërhequr.

Ndërkohë, FIFA i ka tërhequr veshin Maradonës për sjelljen e ekzagjeruar të tij në ndeshjen që Argjentina zhvilloi ndaj Nigerisë, duke i kërkuar që të tregojë me shumë respekt. “El Pibe De Oro”, pas suksesit të formacionit “Albiceleste” bëri një veprim të pahijshëm, që nuk u pëlqye nga drejtuesit e FIFA-s.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas