Arkiva 2, Sport

Maradona: Ai nuk duhet të provojë asgjë, ja për çfarë do ta këshilloja Leo Messi-n

Diego Maradona e këshilloi bashkatdhetarin e tij, Lionel Messi, që t’i injorojë kritikët, të cilët e kanë sfiduar yllin e Barcelonës dhe pesë herë fituesin e “Topit të Artë” për të provuar qëndrimin e tij si një nga më të mëdhenjtë e botës, duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën. Messi ka fituar gjithçka që ofrohet në nivelin e klubit, duke ndihmuar Barçën për të grumbulluar tituj të shumtë të La Liga-s dhe Ligës së Kampioneve. Por, një trofe i lartë me Argjentinën është gjithçka që mungon në karrierën e jashtëzakonshme të Messit, pasi ka rënë në finalen e Kupës së Botës 2014, kundër Gjermanisë, për të mos përmendur tri medaljet e dyta në “Copa America”.

Megjithatë, Maradona, që frymëzoi Argjentinën në Kupën e Botës së vitit 1986, beson se 30-vjeçari nuk duhet të provojë asgjë. “Unë do ta këshilloja Messin që të vazhdojë të luajë, ta gëzojë lojën, – tha Maradona për “Omnisport”, duke folur me mirësjellje nga “Hublot”. – Ai duhet t’i harrojë kritikët, nëse mund të fitojë, ose jo Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve apo “Copa del Rey”. Leo nuk duhet të demonstrojë asgjë, thjesht duhet të gëzojë lojën në fushë”. Për krahasimet me Messin, ish-ylli i Napolit dhe Barcelonës, Maradona i madh, shtoi: “Ai ka mbetur i qetë, i pëlqen të luajë. Unë jam 57 vjeç, më shikoni… Unë jam i vdekur. Por, ende dua ta shkelmoj topin. Mendoj se, në lidhje me këtë, ne jemi shumë të njëjtë”.



Shpresat e Argjentinës për të fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986 do të qëndrojnë kryesisht mbi supet e Messit në Rusi. Argjentina e trajnerit Jorge Sampaoli, që luftoi në fazën e kualifikimit, do të përballet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në fazën e grupit të “Rusia 2018”. “Unë nuk e di se luan Sampaoli, por njoh shumë lojtarë dhe jam i sigurtë se do të japin gjithçka. Personalisht, mendoj se kanë një mundësi të mirë për të fituar, – tha Maradona. – Por, unë nuk zgjedh Argjentinën si favorite, sepse ai që preferohet më shumë, kurrë nuk fiton”./TeleSport

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas