Rajoni

Maqedonia kërkon falje për pritjen e Kurz me flamur të Letonisë

Qeveria e Maqedonisë i ka kërkuar falje Austrisë pasi kancelari austriak, Sebastian Kurz, është pritur në Shkup me flamur të gabuar, atë të Letonisë.

“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për një dështim të paqëllimtë të protokollit, me rastin e vizitës së kancelarit, Sebastian Kurz në Maqedoni”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.



Sipas saj, lëshimi është bërë nga shërbimet e protokollit të Qeverisë së Maqedonisë dhe ministrisë së punëve të Jashtme dhe ai ka ndodhur “për shkak të ngjashmërisë së madhe të ngjyrave të flamurit të Austrisë dhe Letonisë”.

Kurz u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë, të marrin pjesë në referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë, duke i dhënë në këtë mënyrë mbështetje perspektivës evropiane./REL

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas