Aktualitet

Maqedonia dhe Shqipëria në BE, Metollari: Tani, vullnet dhe sakrifica

Për Maqedoninë dhe Shqipërinë edhe mëtej ngelin shumë sfida dhe detyra për ti plotësuar që të bëhen anëtare të plota të Bashkimit Evropian (BE), shkruan Zhurnal.

Por, a do ti përmbushin këto dy shtete të gjitha detyrimet e tyre?



Njohësja e çështjeve evropiane nga Tirana, Doriana Metollari në një prononcim për Zhurnal thotë se këto dy vende që të bëhen anëtare të BE-së, nuk duhet të udhëhiqen nga parimi, “shpresojmë që ti përmbushim detyrimet”, por të punojnë që të gjitha detyrimet të realizohen dhe këto dy vende të bëhen anëtare të BE-së.

“Nuk duhet të themi: shpresojmë ti përmbushim. Duhet të kemi më shumë bezim tek vetja se tek fati. Ne i kemi të gjitha aftësitë tona për ti përmbushur detyrimet. Tani duhet vullnet, këmbëngulje dhe sakrifica.

Shqipëria po kalon nëpër rrugëtimin e vështirë të proçesit të Vettingut, dhe kjo ka shkaktuar le të themi nga njera anë panik në radhët e gjyqtarëve dhe prokuroreve, por është një proçes që duhet të kalojë, përpara se të vendoset sistemi i ri në drejtësi dhe përfundimisht ti bashkohemi organizatës së BE-së”,- thotë për Zhurnal, Doriana Metollari, njohës e çështjeve evropiane.

Sipas saj, këtu fillojnë sfidat e tjera sigurisht, por pa kalaur këtë fazë, anetaresimi do ta komplikojë prezencën tonë atje.

“Ky proçes po shoqërohet më sekuestrime të pasurive, dhe parave, zbulime të organizatave kriminale, pra në një farë mënyrë vendi po kalon në skanner. Besoj se kjo është pika thelbësore dhe pas kësaj nuk mund veçse të ngrihesh dhe duhet patjetër të fillohet me vendosjen dhe zhvillimin e një ekonomie të fortë dhe të formalizuar. Deri tani Shqipërisë i kanë ardhur para nga trafiku kryesisht i drogës më jashtë, apo aktivitete të tjera të jashtëligjshme”,- nënvizon Metollari.

Kjo ka fryrë një ekonomi artificiale, shprehet mëtej Metollari nga njëra anë dhe bizneset në një pjesë të tyre, sigurisht, janë mbajtur nga riciklimi, jo nga të bërit biznes.

“Korrupsioni i lartë dhe paaftësia e administratës i ka trembur investitorët e huaj. Tani kjo ka kaluar dhe shenjat e para të rimëkëmbjes do të duken pasi të kalojë ky proçes që është.

Me rimëkëmbjen e drejtësisë, do të zhduket frika dhe do të rriten kapacitetet profesionale në administratë. Kohë më e pakët kjo dhe më me pak kosto. Besoj se do të jetë një frymëmarrje e re për Shqipërinë proçesi i Vettingut”,- thekson ajo për Zhurnal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas