Kryesore, Rajoni

Maqedoni, plagosen me armë zjarri 5 shqiptarë

Të paktën 5 shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Kumanovë të Maqedonisë si pasojë e përplasjeve me armë zjarri mes dy familjeve.

Alsat M raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Tode Mendoll’, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.



Mësohet se shtetasit me inicialet F.L. 61 vjeç dhe V.L. 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të V.M., XH.M, R.M dhe M.M, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarje, por forca policie vijojnë hetimet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas