Kryesore

MAPO WEEKEND këtë numër gushti investohet për kujtesën e komunizmit dhe pyet: 30 vjet më pas A JEMI GATI?






               Publikuar në : 16:27 - 04/08/18 |
mapo.al

Në këto ditë të nxehta vere, ndoshta do ishte mirë që pushimet t’i shoqëroni me disa libra që flasin për kujtesën.


UET-Press dhe Instituti Europian Pashko kanë vazhduar traditën e Projektit të Kujtesës me disa botime interesante.

Qëllimi? Të nxitet debati i madh për të vërtetën e dosjeve të komunizmit.

Edhe pse tre dekada më pas, asnjëherë nuk është vonë.

Pikërisht për këtë qëllim, edhe numri i fundjavës i gazetës Mapo i dedikohet thuajse plotësisht këtij debati.

Debatin e nisi fort libri “Jetë paralele”, që dokumenton përndjekjen që i është bërë njërit prej personazheve më të njohur të dy kohëve, Maks Velos.

Më pas erdhi të premten edhe botimi “Zëra nga errësira” i gazetares Eni Vasili.

Tashmë pas 28 vitesh shembje të sistemit komunist, pyetja e madhe që ngrihet është se a do e përballojmë përballjen me të shkuarën, veçanërisht hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit?! Paradoksi shkon deri në atë pikë sa një pjesë e të dënuarve politikë thonë se i kanë falur persekutorët, ndërsa vetë protagonistët e terrorit, kurrë nuk kërkuan ndjesë publike.

Lexoni më poshtë specialen e përgatitur nga gazeta Mapo ku flasin emra të rëndësishëm si Rrahman Parllaku, Vera Bekteshi e Jonila Godole.

http://www.mapo.al/precedenti-maks-velo-po-tani-30-vjet-me-pas-a-mund-ta-perballojme-te-verteten-e-dosjeve/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas