KMR, Kryesore

Manovra me targat e BMW X5: Kërkonte të shmangte gjobat e shpejtësisë, por…

Sapo shfaqej policia, ulej mbulesa mbi targë.

Një gjerman kishte gjetur këtë zgjidhje për të mos marrë gjoba shpejtësie.



Por policisë gjermane nuk i shpëton kollaj.

Ajo ka arrestuar një 54-vjeçar, që kishte vendosur të sillej si James Bond.

Mbi targën e makinës së tij BMW X5 ai kishte vendosur një mbulesë, e cila e mbulonte elektronikisht sa herë i duhej të shmangte policinë.

“Nuk ju ecën me ne,” shkruan policia, e cila këshillon që qytetarët të mos e bëjnë diçka të tillë pasi rrezikojnë deri në një vit burg.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas