Kryesore

Manjani: Po ia lype një femre dënohesh, nëse i shet je i nderuar dhe … i lire






               Publikuar në : 22:59 - 13/07/18 |
mapo.al

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me ironi ndaj vendimit të sotëm që la të lirë ish-kreun e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.


Ky i fundit kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke fshehur disa dënime dhe dëbime nga vendet e Bashkimit Europian.

Mes të tjerash, Rroshi ishte dënuar nga drejtësia italiane me akuzën e përdhunimit në grup, vendim të cilin e kishte fshehur dhe nuk e kishe pasqyruar në formular.

Ja postimi i plotë i Manjanit.

“Më në fund drejtësia u vendos!

E barabartë sa më ska!

Nëse ja lyp një femre, harrohesh në burg! Nëse shet femra je i nderum e i rrespektum në liri të plotë!!!

Rilindje e drejtë, si drapri!”


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas