Kryesore, Politika

Ish-ministri i nxjerr Ramës ‘të palarat’: 1 mln Euro nga taksat për një takim me Macron!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i njohur si një kundërshtar i hapur i qeverisë “Rama” edhe një herë i ka dhënë një goditjke “nën brez” kryeministrit.

Nëpërmjet disa provave të dokumentuara edhe me foto, Manjani nëpërmjet një statusi nga plrofili i tij në Facebook, bën me dije se sa para janë shpenzuar nga qeveria për takimin Rama-Macron.



Ylli Manjani deklaroi sot se, kryeministri Edi Rama ka paguar 1 milion euro për të realizuar takimin me presidenti e Francës, Emanuel Macron. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani thekson se kjo shumë është paguar nga taksat e shqiptarëve.

Sipas ish-ministrit që vjen nga radhët e LSI-së, në kompaninë “Rothschild & Cie” që do të konsultojë qeverinë shqiptare se si të ulë borxhin, ka punuar dikur Macron.

Ja statusi i Plotë i Manjanit në Facebook:

“1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!

Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!

Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…

Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…

Pas tenderit, bëhet takimi…

Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë?

Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…”

<
>
32633100_442686556175790_1479413266202492928_n 32716503_442686579509121_1587425697922547712_n ylli-manjaniii
PasPara

2 komente

  1. Kjo eshte populizem ,Rothschild eshte nje nga kopmpanite me serioze ne boten ekonomike.Ju kujtoj se ka blere edhe Lehman Brathers.Rothschild ben politiken financiare te shumices se botes dhe eshte nje investim shume i mire per ne..Ky populist ordiner kujton se iu drejtohet injoranteve dhe e nenvlereson votuesin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas