Kryesore, Politika

Manjani: Fillim i mbrapshtë i Prokurorisë…

Ish ministri Ylli Manjani ka reaguar me ane të një statusi në rrjetet sociale ku shprehet se hetimet e Prokurorisë nisin mbrapshtë.

Reagimi i plotë:



“Fillim i mbrapshtë.
———-
Prokuroria njofton publikun, si në gjysëm ilegalitet, se ka dërguar shkresa disa institucioneve publike.

Me këto shkresa kërkon informacion për disa tendera që ka fituar dikush, që ligjërisht nuk mund ti fitonte.

Puna është se nuk e kuptoj fare se çfarë janë këto “shkresa”?!!

Prokuroria çel hetime dhe shfaqet në derën e çdo instirucioni dhe sekuestron dokumenta zyrtare që i duhen. Këto dokumenta merren aty për aty në befasi e konfidenë të plotë.

Duke dërguar shkresa si dhe duke njoftuar publikisht se “po hetojmë”, prokuroria i jep kohë keqbërësit të “reagojë”!!!

Ky nuk është hetim, por zbatim korrekt i shprehjes “m’ka çu nana me la gojën”…

Ndaj dhe dështojnë çështjet penale!

Ndërkohë qeveria nuk harron të fajsojë gjykatën, ndërkohë që medemekt Prokuroria e saj bën qokën…”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas