Kryesore, Politika

Manjani-deputetëve të Ramës: Pranuat që jeni letra higjenike të kryeshefit!

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar lidhur me kalimin e projektligjit që nënkupton shembjen e Teatrit Kombëtar dje në Kuvend, duke thënë se deputetët u kthyen në një letër higjenike.

Manjani bën thirrje për reagim dhe thotë se tashmë gjithçka varet nga ne, nëse do mund që të largojmë dot kryearrogantin.



Reagimi i Manjanit:

Post votim…

Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!

Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!

Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit t? tyre!

Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!

Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do ma largojë ne të gjithëve! Një e nga një…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas