Politika

Manja: Audio-përgjimi, bisedë kafeneje mes miqsh

Deputeti socialist Ulsi Manja deklaroi të mërkurën se audio-përgjimi i Denar Bibës dhe Ledio Biankut i para 4 viteve është thjesht një “bisedë kafeneje mes miqsh”.

“Dje, prova që opozita preku fundin. Denar Biba, mik i Ledio Biankut, u zbulua pas 4 vitesh nga Basha si i dërguar i qeverisë për shantazh. Opozita e sotme, dje në pushtet, e di shumë mirë çështjen e pronave dhe detyrimet e qeverisë shqiptare, sipas vendimit-pilot të Gjykatës së Strasburgut. Qeveria e PD-së nuk bëri asnjë hap për rekomandimet e Gjykatës së Strasburgut. PD ende nuk ka dhënë llogari për katrahurën me pronat në Shqipëri dhe gjen guximin për të kërkuar llogari për një bisede në kafe mes miqsh”,- tha Manja.



“Basha po zhytet thellë e më thellë në ujin e ndenjur ku e ka futur opozitën shqiptare. Na ka zënë taksirati që kur Basha ka marrë detyrën e specialistit të audio-përgjimeve”,- shtoi deputeti i PS-së.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas