Kryesore, Politika

Mandija: Vetingu në politikë pastron Parlametin nga krimi

Ish-zëvendëskryeministrja e qeverisë se dalë nga marrëveshja mes PD dhe PS në zgjedhjet elektorale të vitit 2017, Ledina Mandija, sot pedagoge e  Universitetin e Europian të Tiranës, ka deklaruar se vetingu në politikë do të pastrojë në radhë të parë parlamentin nga krimi dhe njerëzit e kidhur me të. Në një intervistë dhënë gazetarit të Televzionit “SCAN TV”, Lorenc Rabeta, Mandija ka sqaruar se si ajo është angazhuar së fundi në një diskutim që kërkon vettingun në politikë, vlerësimin e pasurive dhe integritetin e politikanëve.

“Përfshirja ime ishte si rezultat i një ftese që erdhi nga Komisioni i Ligjeve për të diskutuar draft-ligjin e opozitës, i cili iu ofruar akademikëve për të dhënë mendimin ku unë u ftova për të marrë pjesë në këtë tryezë diskutimi dhe që më pas do të zhvillohet edhe në anëtarë të tjerë të departamentit ku opionet do të dergohen me shkrim në Komisionin e Ligjeve”,- ka deklaruar Mandija.



“Bëhet fjalë për një situatë ekstraordinare në kushtet që kërkon disa amendime kushtetuese ku së fundmi u bënë  para disa vitesh në kuadrin e reformës në drejtësi, kërkohet të ndryshohet kushtetuta në mënyrë që të bëhet edhe vlerësimi i integritetit të  figurës apo pasurive të politikanëve të Kuvendit të Shqipërisë po edhe jo vetëm dhe funksionarëve të lartë, të cilët janë të zgjedhur nga Kuvendi apo dhe nga vetë populli si kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, por edhe funksionarë të lartë  të administratës shtetërore apo të zgjedhurve të tjerë nga ana e parlamentit të Shqipërisë”,- tha më tej ajo.

Sipas Mandijas, “kjo është një nisëm që vjen si rezultat i një analize si duket të bërë përsa i takon realitetit në Shqipëri, bëhet fjalë për një realitet ku në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, referuar edhe relacionit të ligjit shohim deputetë të përjashtuar në Kuvendit të Shqiëprisë, shohim funksionarë të administratës së lartë të përjashtuar, pra do të thotë që kishte të tillë. Gjithashtu jemi në një realitet ku sipas OSBE –ODHIR-it ka shitblerje të votës dhe ka implikim  të forcave të policisë apo edhe të favorizimit të subjekteve elektorale dhe përfshirjen e tyre në këtë proces por edhe një realitet ku është parë që institucionet ekzistuese në Shqipëri nuk kanë ofruar një kontroll të mirë të figurave, të cilat kanë për detyrë të bëjnë deklarimin sipas ligjit të pasurive, e kam fjalën, për ILDKP, këtu i referohem edhe procesit të vetingut të gjyqësorit ku po shohim se pavarësisht subjektet kanë deklaruar ndër vite tashëm rezulton që kanë pasuri që janë të pajustifikuar apo po shohim edhe raste kur ILDKP nxjerr raporte, të cilat janë pozitive për një subjekt dhe më vonë KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) i nxjerr me probleme për sa i takon justifikimit të pasurisë. E njëjta që mund të thuhet për DSIK-në për sa i takon integritetin e figurës së gjyqtarëve ku shihet që në disa raste DSIK-e nxjerr probleme për kontakte të papërshtatshme për gjyqtarët ndërkohë KPK thotë të kundërtën dhe anasjelltas”.

Ajo ka vijuar më tej duke thënë se, “në gjithë këtë situatë ku flitet qartë në këtë realitet ku ka politikanë, funksionarë të lartë, të cilët janë të implikuar apo kanë dënime të fshehura jashtë apo brenda vendit tashmë rezulton edhe një fenomen tjetër: ka politikanë, ka funksionarë të lartë,  të cilët janë të mbështetur nga bota e krimit apo kanë lidhje me botën e krimit, apo që edhe bota e krimit influencon në zgjedhjen e funksionarëve të caktuar në pozicione shumë të larta. Unë mendoj që në këtë kuadër është një analizë që nuk ka pse të thellohet më tepër se kaq. Pra, në një situatë alarmante justifikohen edhe ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të propozuara nga ana e opozitës.

Është e kuptueshmë që ndryshimi i herëpasherëshëm i Kushtetutës nuk është gjëja më e mirë megjithatë ne nuk mund të bëjmë një krahasim me shtetet që kanë demokraci të konsoliduar dhe një shtet ligjor të konsoliduar si SHBA apo vende të tjera perendimore ku Kushtetuta nuk preket ose  preket shumë shumë rrallë, por në Shqipëri vet situatat apo ajo çfarë ka ndodhur ka detyruar ndryshimet e Kushtetutës. Ndoshta po të kish patur një përgjegjësi më të lartë Kushtetuta duhet të ishte prekur njeherë dhe të ishin rezauruar të gjitha problematikat që vijnë referuar edhe realitetit. Por, si duket ka një dinamikë për ngjarje, të cilat zhvillohen në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë i bie që edhe politika të ndërhyje herë pas herë dhe të bëjë edhe kërkesën për ndryshime të tilla Kushtetuese.

Në këtë kuadër kjo është e kërkuar duke iu referuar pikërisht nenit 1 të amendimit të kushtetutës ku bëhet fjalë për të drejtën për t’u zgjedhur, pra kemi të bëjmë me një të drejtë që është parashikuar nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, protokolli 1, neni 3 dhe kuptohet që kufizimet në të drejtën për t’u zgjedhur janë vetëm në raste të caktuara dhe në rastin konkret si duket do të mbrohet demokracia e institucioneve, demokracia e paralamentit  apo funksionimi i shtetit ligjor dhe në këtë kushte është e përligjur edhe ndërhyrja apo kufizimi i një të drejte të caktuar. Ajo çfarë rrjedh si rezultat i nenit 1 është ndryshimi që në qoftëse më përpara është i kufizuar një person me vendim penal të formës së prerë por tashmë është i kufizuar edhe një person, i cili ka kontaktet të papërshtatshme me persona të përfshirë krimin e organizuar, të cilat në një formë ose në një tjetër implikojnë edhe funksionimin e demokracisë apo funksionimin e organeve shtetërore të një vendi.

Mund  të them se në këtë kuadër mund të flitet për heqje mandati apo edhe kufizim mandati apo largim nga një pozicion i caktuar i një zyrtari të lartë shtetëror edhe kjo mund të quhet sikur është shkelje e nenit të 7 të Konventës për sa i takon që çdo person nuk mund të largohet nga detyra në se nuk ka një vendim penal të formës së prer, por në këto kushte bëhet fjalë thjesht për kontakte të papërshtatshme dhe nuk është e para herë që ndodh po këtu i referohemi pikërisht edhe parimeve në të cilat është bazuar edhe reforma në drejtësi.

Vetë reforma në drejtësi në se në i referohemi është bazuar në kontrollin e figurës, së pasurisë dhe profesionalizimt, pavarërisht se nuk kishte një vendim penal të formës së prerë, por që ky vendim final do të vijë si rezultat i vetëvlerësimit që bëhet nga KPK dhe vendimi i formës së prerë nga KPA( Komisioni i Pavaruar i Apelimit). Kështu që në këto kushte për paralelizëm mund të themi që edhe politikanët dhe funksionarët e lartë të zgjedhur nga parlamenti i Shqipërisë, të cilët janë në detyrë dhe në një situatë alarmante ekstraordinare, të quajtur të tillë, egziston mundësia që të bëhet një vlerësim i tillë dhe të ketë kufizime, të cilat shkojnë përtej një vendimi final të formës së prerë, por edhe thjesht kontakteve të papërshtatshme që mund të ketë një figurë e tillë me elemente të botës së krimit”./Burimi: Tv SCAN/

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas