Sport

Mançini në stolin e Italisë, klubi i Zenit bëhet pengesë

Komplikohet çështja e emërimit të Roberto Mançinit në pankinën e Italisë. Të gjithë duken të sigurt se në fund do të jetë pikërisht ai që do të marrë drejtimin e italianëve për të nisur ciklin e ri pas dështimit me Venturën, por rruga drejt akordit është bërë paksa më e vështirë për shkak të ndërhyrjes së Zenitit, klubit ku ai është aktualisht trajner.

Drejtuesit e klubit rus janë acaruar nga fakti se trajneri është takuar me drejtuesit e federatës pa miratimi e tyre dhe ka arritur një akord, pa marrë një ‘ok’ përfundimtare nga Zenit.



Sipas tyre, gjithçka mund të prishë harmoninë në ekip për këto javë të mbetura nga sezoni, ku skuadra po mundohet që të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Klubi nuk do ta lërë të lirë trajnerin dhe nëse ky i fundit jep dorëheqjen, Zenit do t’i kërkojë një dëmshpërblim për prishje imazhi, një shifër prej rreth 10 milionë eurosh të cilën Mançini sigurisht nuk do ta paguante nga xhepi i vet por do t’ia kërkonte federatës italiane.

Ndaj situata është paksa më e komplikuar se sa mendohej dhe FIGC nuk ka zyrtarizuar ende trajnerin e ri në drejtimin e përfaqësueses. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas