Sport

Mancini: I emocionuar për stolin e “kaltër”






               Publikuar në : 09:40 - 28/05/18 |
mapo.al

I emocionuar ndjehet Roberto Mancini në prag të miqësores ndaj Arabisë Saudite, e cila do të jetë edhe ndeshja e tij e parë në stolin e të “kaltërve”.


“Do të  jetë një sfidë shumë e veçantë për mua, e mbushur me emocione. Të stërvitësh kombëtaren, është gjithmonë një ëndërr dhe jam i lumtur që tashmë e bëra realitet”,- u shpreh Mancini.

Ish-trajneri i Inter dhe Machester City foli edhe për projektin që kërkon të fusë tek Italia, ndërsa konfirmoi besimin ndaj Donnarummës në portë, e mëdyshjen për Balotellin.

“Është një fillim i ri. Dua që të gjithë të shfaqin entuziazëm, dëshirë për të luajtur dhe gatishmëri për t’u sakrifikuar e argëtuar në fushën e lojës.

Nesër do të luajë Donnarumma në portë, ndërsa për Balotellin kam ende dyshime. Do të doja ta aktivizoja në Nice kundër Francës, pasi atje ka shumë tifozë të tij”,- është shprehur Mancini.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas