Sport

Manchester United vijon të qëndrojë stoike: Nuk e duam Zidane, kemi Mourinho-n

Humbja kundër Brighton në javën e dytë të “Premier League” bëri të flitej më shumë se kurrë se Jose Mourinho do të shkarkohej nga Manchester United. Siç flitet prej kohësh vendin e tij te ‘djajtë’ pritej që ta zinte Zinedin Zidan.

Gjithsesi me raportimet e fundit këto vijojnë të mbesin vetëm fjalë pasi siç ka ka bërë edhe herë të tjera Manchester United ka konfirmuar portugezin në krye të pankinës.



Burime pranë klubit për “BBC Sport” kanë thënë: “Përse duhet të diskutojmë për Zidane kur nuk ka pozicion të lirë pune?”

Theksojmë se që nga momenti që u mësua se Manchester United nuk do afronte lojtarë të tjerë në merkato përveç Fred dha Dalot, marrëdhëniet mes Mourinho-s dhe klubit kanë qenë të përkeqësuara. Tani, me sa duket palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë gati të përballojnë problemet e shumta që sezoni i gjatë do t’u sjellë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas