Shëndeti

Manat, mirësevjen sezon i ëmbël! Ja disa prej benefiteve

Mani ose (Morus) është pemë shumëvjeçare nga familja Moraceae. Ekzistojnë 10—16 lloje manash të cilat prejardhjen e kanë nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje mani i zi dhe mani i bardhë.

Fryti i manit përdoret si ushqim dhe për prodhimin e rakisë. Gjethi i manit të bardhë (Morus alba) dikur përdorej si ushqim për krimbat e mëndafshit për prodhimin e mëndafshit. Fryti i manit është i ëmbël dhe i shijshëm përbëhet prej sferave të imta të lidhura në kokrra. Mani i zi ka ngjyrë shumë të fortë e cila shumë vështirë hiqet nga rrobat dhe nga lëkura.



Luftojnë inflamacionin – Të pasura me flavanoidë
Parandalojnë plakjen e parakohshme – Të pasura me vitaminë C & antioksidantë
Përmirësojnë qarkullimin e gjakut – të pasura në hekur
Stabilizojnë presionin e gjakut – përmbajnë antioksidantin Resveratrol
Ndihmojnë tretjen – Të pasura në fibra dietike
Përmirësojnë shikimin – Të pasura në karotineide
Forcojnë kockat – Të pasura me vitaminë K, kalcium, magnez, fosfor

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas