Kryesore, Sport

Manaj më në fund ka gjetur ekipin e ëndrrave, i japin edhe shiritin e kapitenit

“Kam nevojë për një skuadër që ka besim të unë dhe që të më aktivizojë rregullisht”.

Këto janë fjalët që Rei Manaj ka përsëritur vazhdimisht në çdo etapë të karrierës së tij në vitet e fundit, nga Peskara te Piza e më pas të Granada.



Një gjë e tillë nuk ndodhi, por duket se sulmuesi ka gjetur ekipin ideal për të te Albacete në Spanjë. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare shihet si një element me shumë perspektivë nga klubi spanjoll ku ai pak nga pak po aktivizohet me rregullsi në miqësoret e para të sezonit e së fundmi, në një prej ndeshjeve, i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Bëhej fjalë për një mini-turne mes tre skuadrash, me ndeshje nga 45 minuta secila. Manaj luajti në një nga këto sfida, kundër Sporting Gineta dhe trajneri mendoi që t’i besonte atij shiritin e kapitenit për këtë duel. Një vlerësim për djaloshin shqiptar i cili më në fund duket se ka gjetur një klub ku janë të gatshëm që ta presin derisa ai të tregojë të gjithë potencialin e tij për t’i ndihmuar të luftojnë për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas