Kronika

Mamurras/ Aksidenti, makina bie në kanal, plagosen tre femra. Njëra rëndë…




               Publikuar në : 10:39 - 31/08/18 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur në Fushë-Mamurras ku kanë mbetur të plagosur 3 persona, të gjitha femra.


Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Renault Clio” me targa “AA970KU”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur tre personat që ndodheshin në bord, gjendja e njërës prej pasagjereve paraqitet më rëndë.

Ajo është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, të plagosurat janë dërguar në spital.

 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas