Sport

Maldini zyrtarizohet te Milan, legjenda e futbollit i uron mirëseardhjen

Paolo Maldini dhe Andri Shevçenko kanë luajtur për shumë vite përkrah njëri-tjetrit dhe kanë mbajtur veshur fanellën kuqezi të Milanit. Të dy konsiderohen si legjenda të paharrueshme te klubi italian.

Por edhe pse Shevçenko nuk ndodhet në Itali, ai ruan dashurinë për ish-ekipin e tij Milan. Ndaj pas zyrtarizimit të Paulo Maldinit si drejtor i Zonës Sportive te ky klub, ish-lojtari ka uruar mikun e tij nëpërmjet një postimi të bërë në Twitter.



Shevçenko ka postuar një foto ku shfaqet me Maldinin me fanellën kuqezi dhe një mesazh domethënës. “Historia vazhdon!. Mirë se u ktheve në shtëpi miku im!”, shkruante Shevçenko. Kjo tregon se rikthimi i ish-kapitenit tek kuqezinjtë nuk ka gëzuar vetëm tifozët, por edhe ish-lojtarët të cilët kanë luajtur me këtë legjendë në krah.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas