KMR

Makthet ju lenë pa frymë gjatë natës? Mësojeni njëherë e mirë se çfarë mesazhi përcjellin

Makthet mund të interpretohen në mënyra të ndryshme për persona të ndryshëm por ekzistojnë disa lloje makthesh të cilat janë të njëjta për të gjithë ose mund të interpretohen njëlloj.Gjithsesi makthet më të zakonshme janë “dekodifikuar” dhe u tregojmë më poshtë se çfarë kuptimi kanë.

 



Të të bien dhëmbët

Të ëndërrosh se po humb dhëmbët është e çuditshme dhe shumë e zakonshme. Kjo ëndërr mund të tregojë se jeni në ankth ose në depresion. Mund të jetë edhe tregues i ndjesisë së vetmisë ose se ju mungon kontrolli në jetën tuaj. Në raste të tjera tregon se thjesht po plakeni.

Të jesh në burg

Nëse makthet rrotullohen rreth situatave në të cilat je i bllokuar dhe i paaftë për të lëvizur kjo do të thotë se diçka në jetën tuaj po ju pengon që të jetoni, mund të bëhet fjalë për një lidhje, një situatë të caktuar ose për një punë.

Vdekje

Edhe pse këto ëndërra janë të frikshme, jo gjithmonë tregojnë diçka të keqe. Nëse ëndërrojmë vdekjen kjo mund të nënkuptojë edhe rilindjen. Nëse shohim në ëndërr varreza shpesh kjo tregon një pjesë tonën që nuk ekziston më.

Të biesh

Ky është një ndër makthet më të zakonshëm
Sipas ekspertëve, të humbësh ekuilibrin dhe të kesh ndjesinë e rënies në ëndërr ka të bëjë thjesht me ndryshimin e presionit të gjakut gjatë fazave të ndryshme të gjumit.

Të tradhëtohesh nga personi i zemrës
Këto makthe mund të kenë edhe kuptime të tjera dhe jo gjithmonë tregojnë zhgënjimin prej dikujt në jetën tonë. Zakonisht tregojnë se ndjehemi të lënë mënjanë nga këta persona.

Të jesh nudo në publik

Ky makth tregon një gjendje inferioriteti ose turpi që shpreh frikën e të shprehurit të vetes në publik. Nëse askush nuk të sheh që në ënderr je nudo athere vetbesimi yt është i lartë dhe je krenar për veten.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas