Kryesore, Mapo Format, Mapo Letrare

Maks Velo: Trebeshina dhe Arshi Pipa bashkëpunëtor të Sigurimit

Maks Velo e quan Arshi Pipën një njeri që bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit. Në librin “Jetë paralele”, me autor Alda Bardhylin, i pyetur nga gazetarja mbi letërsinë e shkruar nga autorët që jetuan burgjet komuniste, ai flet me rezerva për Kasem Trebeshinën dhe Arshi Pipën duke lënë të nënkuptohet se të dy kanë qënë njerëz që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Më poshtë po botojmë përgjigjen e Velos: “Kujtime për burgjet, kampet dhe qendrat e internimit të viteve 1945 – 1990, kanë shkruar rreth 30 autorë ish të burgosur apo të internuar. Letërsi kanë bërë pak.

Janë katër ose pesë. Megjithatë nuk do ta quaja një prurje të paktë. Po të shohim letërsinë e burgut në Rusi, emra të njohur botërisht janë po kaq. Dhe Rusia pati miliona të burgosur dhe të internuar. Dhembja nguroset në pak duar. Më pëlqejnë Lek Tasi, Zef Pllumi, Fatos Lubonja. Për mua nuk ka ditur të shkruajë Pjetër Arbnori, meqenëse përmendet shpesh. Më ka çuditur gjithmonë fakti që Kasëm Trebeshina dhe Arshi Pipa nuk kanë shkruar për burgjet e tyre. Nuk di si ta shpjegoj. Kjo për më tepër se ka pak, shumë pak për kampet e para, e kam fjalën për Maliqin. Mitrush Kutelin nuk e fajësoj dot se ish shumë i trembur. E mbaj mend kur vinte në klubin e Lidhjes.



Ulej me kujdes me një buzëqeshje plot mirësjellje që nuk i ndahej kurrë. Sikur i falej dhe falënderonte JETËN që e la të jetonte. Në qetësinë dhe heshtjen e tij shprehej tmerri që kishte kaluar. Po Arshi Pipa iku, ish në Amerikë, ish i lirë … përse nuk shkroi. Mos ishte një nga pikat e paktit që pati me Sigurimin që e nxori jashtë …? Nuk bisedoi për librin me POEZI … poezia nuk jep të vërtetën, është një aludim, një perde filtrimi, jo një dokument. Vetëm proza është dokument. Mbi poezinë nuk betohesh, mbi prozën duhet të betohesh. Jam nga të parët që fillova të shkruaj letërsi burgu që më 1991-shin, nuk kisha as një shembull. Botova tregime të shkurtra.

Tani gjithsej janë afro 80 tregime, skica dhe ese. Jam munduar të jem i drejtë, i vërtetë dhe i paanshëm, si me të burgosurit e ndershëm, si me spiunët dhe me operatorët e diktaturës. Se ka dhe diktaturë të falsitetit, të gënjeshtrës dhe të mburrjes pa meritë. Shembull unikal është Engjëll Çoba, është i vetmi që, si ka dalë nga një burg i gjatë shkroi kujtimet, por gjatë kohës më të egër të diktaturës. Është shembull i rrallë guximi dhe ndershmërie. Ata që përbuz janë falsifikatorët, se ka edhe të tillë, madje edhe të mirënjohur. I shkruajnë sot dhe thonë i kemi shkruar në burg me mend .

Çdo letërsi është e prekur nga plagjiatura. Sidomos kjo lloj letërsie. Se është i vështirë, kontrolli mbi të … E di si m’u përgjigj një ish i burgosur shkrimtar kur i thashë se ke marrë nja 20 ngjarje nga libri im: “Po dhe unë isha aty”, më tha. Mjafton të qenët aty në kohën që ishe edhe ti, që atë ata ta justifikojnë për ç’do gjë që marrin, megjithëse i kisha të botuara. Letërsia është gjetje, si gjetja e kryqit ditën e ujit të bekuar në lumë. Të tjerët mund vetëm ta puthin kryqin”, shprehet Velo.Libri “Maks Velo, jetë paralele” I përgatitur nga Alda Bardhyli, botimet UET PRESS është në të gjitha libraritë. Për herë të parë në këtë libër është botuar dosja e përndjekjes së një artisti nga Sigurimi I Shtetit.

PasPara

1 koment

  1. Kjo eshte faqja e pare e padise qe juristi i talentuar Indrit Vokshi ka pergatitur per gjykaten.

    I bej thirrje Maks Velos dhe Revistes Mapo te paraqisin faktet se Arshi Pipa ka qene bashkepunetor i Sigurimit.

    Nqs kane fakte, le ta marrin vesh te gjithe dhe une do u kerkoj publikisht falje per shqetsimin.

    Nqs nuk kane fakte, ky eshte nje shans i fundit ta pergenjeshtrojne vehten publikisht, Ne mos, do ua kerkoj faktet ne gjygj.

    Me duket nje ceshtje me interes qytetar te pergjitheshem.
    Njerezit duhet te mesojne te mos flasin pa dogane.

    * * *

    KERKESE – PADI

    Drejtuar: Gjykates se Rrethit Gjygjsor Tirane

    Padites: Parid Qazim Turdiu

    Te paditur: Maks Sotir Velo, Revista Mapo

    Objekti: Pagim shperblimi per demin e shkaktuar jopasuror

    Baza ligjore: Neni 608, 609 dhe 625 i kodit Civil te Republikes se Shqiperise; neni 32, 153 dhe 154 i Kodit te Procedures Civile te Republikes se Shqiperise

    Faktet:

    Revista Mapo me 19.09.2018 ka publikuar nje titull dhe nje artikull. Titulli, me shkronja te forta thote: “Maks Velo: Trebeshina dhe Arshi Pipa bashkepunetor te Sigurimit”. Ne brendesi te artikullit thuhet ”Maks Velo e quan Arshi Pipen nje njeri qe bashkepunoi me Sigurimin e Shtetit”. Me tej artikulli citon nje interviste te botuar te Maks Velos kua ai eshte shprehur “Po Arshi Pipa iku, ish në Amerikë, ish i lirë … përse nuk shkroi. Mos ishte një nga pikat e paktit që pati me Sigurimin që e nxori jashtë …?”

    Mak Velo eshte kuotuar direkt se cfare ka thene ne nje interviste te botuar.

    Revista Mapo ka perdorur menyra tinzare. Ka vendosur ne krye titullin tendencioz me shkronja te spikatura “Maks Velo: Trebeshina dhe Arshi Pipa bashkepunetor te Sigurimit”. Dihet qe shume njerez lexojne vetem titullin. Ne rrjeshin e pare te artikullit Revista Mapo perserit akuzen, duke ia veshur pergjegjesine Maks Velos: ”Maks Velo e quan Arshi Pipen nje njeri qe bashkepunoi me Sigurimin e Shtetit”

    “Perseritja eshte nena e dijes” apo jo Revista Mapo? Shpif shpif se dicka ngelet.

    Bindja qe Maks Velo edhe/ose Revista Mapo kane si synim shnderimin me ane te shpifjes te figures se Arshi Pipes se vdekur dhe per pasoje fyerjen e familjes dhe te afermve e tij forcohet nga fakti i mirenjohur se Arshi Pipa ka botuar ne Rome me 1958 librin me titull “Libri i Burgut” ku rrefen per burgjet dhe kampet e punes ne Durres, Vlocisht, Gjirokaster dhe Burrel. Ne poemen “Kanali” Arshi Pipa pershkruan kampin shnjerezor ne keneten e Maliqit. Dihet boterisht se Arshi Pipa ka qene denoncuesi me i rendesishem, ne Perendim, i krimeve te diktatures enveriste, ne shtyp, radio dhe organizatat nderkombetare.

    Eshte gjeresisht e ditur qe vellai i Arshi Pipes, martiri i demokracise avokati i njohur Myzafer Pipa, eshte vrare ne tortura ne qelite e Sigurimit ne Shkoder. Pra te paditurit Maks Velo dhe Revista Mapo akuzojne Arshi Pipen per bashkepunetor me vrasesit e vellait te vet.

    Paditesi Parid Turdiu e ka Arshi Pipen djalin e xhaxhait te nenes. Sipas nenit 625 te Kodit Civil, perforcuar nga vendimi nr. 12 date 14.09.2007 i Gjykates se Larte padia e Parid Turdiut per fyerje te paligjshme eshte legjitime.

    Per me teper, emri i Arshi Pipes eshte i lidhur publikisht, me buje te madhe, nga vete Enver Hoxha ne librin “Titistet”, me familjen e Parid Turdiut, ku Enver Hoxha e quan Arshi Pipen daje te Silva Turdiut, motres se Paridit. Perkete aresye e gjithe Shqiperia e di se Parid Turdiu e ka Arshi Pipen daje.

    Parid Turdiu dhe familja e tij e kane pesuar mbi kurriz hakmarrjen e regjimit komunist ndaj Arshi Pipes, qe nuk kishte c’i bente Arshiut dhe i persekutonte te afermit. Parid Turdiu beson se sot i takon te jete krenar per mbiemrin e shquar Pipa, perfaqesuesi me i njohur i te cilit eshte Arshiu. Maks Velo dhe Revista Mapo nuk mud te lejohen ta bejne pis kete mbiemer nepermjet shpifjes…

    (vijon me argumentat ligjore dhe kerkesen e demshperblimit)

    Neni 120 i Kodit penal
    Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
    Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas