Auto, Kryesore

Makineritë e çmendura ushtarake të shekullit të 20-të

Shekulli i 20-të ishte shekulli i shpikjeve të mëdha teknologjike, por edhe shekulli i luftërave të mëdha.

E ashtu si në gjithë fushat e tjera, teknologjia përmirësoi edhe mjetet e shkatërrimit; armët. Shuma marramendëse parash janë investuar, energji dhe burime njerëzore pafund janë përdorur në krijimin e armëve nga më të sofistikuarat, që edhe sot u marrin jetën miliona njerëzve.



Por kush ishin disa prej dështimeve të teknologjisë ushtarake? Revista amerikane “Scientific” rëndit disa prej tyre, një pjesë të braktisura prej kohësh nga shkencëtarët dhe inxhinierët ushtarakë amerikanë, një pjesë fati i të cilave nuk dihet ende, nëse vazhdon puna apo jo.

<
>
“Cold War UFO”. Bëhet fjalë për një disk fluturues të ndërtuar nga Avro Aircraft LTD, kompani kanadeze. Projekti fillestar parashikonte një mjet fluturues në gjendje të lëvizë përtej shpejtësisë së zërit, pra supersonik, por realiteti ishte ndryshe. Kanadaja braktisi projektin, që u mor nga ushtria e Shteteve të Bashkuara që kërkonte një mjet fluturues në gjendje të kryente ulje dhe ngritje vertikale dhe të kapte shpejtësi të mëdha në fluturim. Në vitin 1961 projekti u braktis pas dështimeve në teste. Mjeti ishte i paqëndrueshëm kur ngrihej mbi 1 metër nga sipërfaqja e tokës.
coldwarufo flyingplatform inflatabletank sprucegose theelican walkingtruck
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas