Kryesore, Rajoni

Makineria ruse po frikëson jo vetëm Kosovën

rusetLajmi se trupat paraushtarake ruse po bëjnë një stërvitje ushtarake në Serbi, ka shkaktuar shqetësim në Prishtinë, por edhe në Bruksel.

Megjithatë, e mbarë bota po ndjen frikën nga makineria ruse.



Para disa ditësh u raportua për një seri provokimesh nga avionët rusë mbi qiejt e Europës.

Ndërkohë mësohet se një flotë me anije luftarake ruse është staciounuar në veri të Australisë, në pritje të Samitit të G20.

Mendohet se kjo është një shenjë solidariteti ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, që do jetë i pranishëm.

Putin ka pasur më parë bisedime të tensionuara me kryeministrin australian, Tony Abbott, në lidhje me çështjen e rrëzimit të një avioni të Malaysia Airlines.

Mësohet po ashtu se avionët bombardues rusë do ndërmarrin misione deri në kufijtë e SHBA, në Gjirin e Meksikës.

Gjithë kjo situatë e tensionuar ka bërë që të shtohen zërat se bota po futet në një tjetër Luftë të Ftohtë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas