Kronika

Makina përplaset me një autobot karburantesh, plagoset drejtuesi i mjetit në Elbasan






               Publikuar në : 16:47 - 23/06/18 |
mapo.al

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Një makinë me drejtues F.T., 60 vjeç , banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Man –Kamion”, me targa EL 4817P, është përplasur me mjetin tip “Volswagen” , me targa AA 325 DA, me drejtues B.S., 30 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa me targë AA 325DA, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Mjeti dyshohet se ka qenë në parakalim në momentin që është përfshirë në aksident. Ndërsa autoboti tjetër megjithëse ka frenuar nuk ka mundur të evitojë përplasjen e fortë, nga e cila  është shkatërruar pothuajse plotësisht makina. Ndërsa policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit si dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili u bllokua përkohësisht.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas