Kronika

Makina përplaset me motorin në aksin Tepelenë-Fier, një i plagosur në gjendje të rëndë






               Publikuar në : 13:58 - 19/08/18 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Tepelene-Fier pranë vendit të quajtur Qesarat.


Një makinë me targa italiane është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaqet e aksidentit.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas