Kronika, Kryesore

Makina përplas motorin në Elbasan, në gjendje të rëndë një person

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përplasur nga një automjet, teksa ishte duke drejtuar një motoçikletë gjatë mbrëmjes së të hënës në Elbasan, raporton TCH.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku makina me targë EL 9956 A, me drejtues 28-vjeçarin E.P. ka përplasur një motoçikletë.



Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat 28-vjeçarin. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas