Kronika

Makina përplas këmbësoren në Elbasan, vdes 40-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, e si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçare.

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Malasej, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA 562 EC, me drejtues  shtetasin  I. M., 57 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E.M.  rreth 40 vjeç, banuese në fshatin Banjë.



Shtetasja mënjeherë është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas