Auto

Makina elektrike me hapësirën për bartjen e mallrave, që do të jetë më e shpejtë se Ferrari

Rivian Automotive do të lansojë një makinë elektrike, bashkë me pjesën për bartjen e mallrave dhe një SUV, në fund të vitit në LA Auto Show

Gjatë vitit të kaluar, Rivian Automobile u bë lajm për faktin se bleu fabrikën në Illinois të Shteteve të Bashkuara, që dikur ishte shfrytëzuar nga Mitsubishi, transmeton Telegrafi. Kësaj radhe, kjo kompani është në qendër të vëmendjes, pasi deklaroi se do ta lansojë një makinë elektrike me hapësirën për bartjen e mallrave, që do të jetë më e shpejtë se Ferrari dhe më e kompletuar se Tesla Model X. E përshkruar si “makinë elektrike aventuriere”, do të vijë në dy forma, si ‘pickup’ me pesë ulëse dhe SUV me shtatë ulëse.



Që të dyja do t’i shohim gjatë nëntorit në LA Auto Show, para se të hynë në prodhim në fillim të vitit që vjen. Makina që ka edhe pjesën për mallra do të emërohet A1T, teksa SUV mbanë emrin A1C. Riviani planifikon që A1T të lansohet më 2020, teksa A1C një vit më vonë. Derisa asnjë prej modeleve nuk është shfaqur, zyrtarët kanë thënë se do të jenë të shpejtë. Modeli A1T, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 2.8-sekonda, ndërsa mund të lëvizë pa problem nëpër zona ku ka deri një metër ujë.

Detajet tjera janë ende në fazën finale, teksa thuhet se do të kushtojë rreth 50 mijë dollarë. Ka kapacitet prej 80 kWh, duke ia mundësuar të udhëtojë për 321 kilometra me vetëm një mbushje. Pos që do të jenë më të shpejta se super-makinat dhe disa imazheve gjatë fazës së punimeve, nuk janë bërë të ditura detajet shtesë.

<
>
Makina-foto-3 Makina-foto-4 Makina-foto-5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas