Kronika, Kryesore

Makina del nga rruga në aksin Bulqizë-Shupenzë, plagosen katër maqedonas

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.

Mësohet se një automjet tip “Citroen” me targa maqedonase “SU324SB”, me të cilin udhëtonin në drejtim të Tiranës katër shtetas të Maqedonisë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Vajkal.



Sipas policisë së Dibrës, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit, çka ka bërë që shoferi N.V, rreth 66 vjeç, banues në Dibër të Madhe, të humbasë kontrollin e makinës.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga në një pjesë të dëmtuar të saj, duke lënë të plagosur katër personat që ndodheshin në makinë, shoferi dhe shtetaset Rr.K, M.V, dhe shtetasi M.B, pasagjer.

Pasagjerja M.V, u transportua drejt spitalit të Peshkopisë për ndihmë më të specializuar, ndërsa drejtuesi i mjetit mori ndihmë në spitalin e Bulqizës.

Sakaq, pasagjerët M.B, dhe Rr.K, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore kanë dalë nga spitali.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas