Kryesore

Majko vazhdon të jetë ‘memec’, Berisha e thumbon në Kuvend




               Publikuar në : 11:13 - 19/07/18 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër në nisje të seancës së sotme në Kuvend, teksa përballë kishte kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskajn.


Berisha i ka kërkuar atij llogari për 1.2 miliardë euro dëme që i janë shkaktuar buxhetit të shqiptarëve dhe ka komentuar dhe ligjin e lojërave të fatit, që sipas tij bëhet për të favorizuar Olsin dhe Geronin (vëllanë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt).

Berisha ka pasur një batutë dhe për Pandeli Majkon, që do ishte më mirë që të mos fliste, duke e vlerësuar atë për faktin që nuk votoi për projektligjin për Teatrin Kombëtar.

“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?! Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Të paktën tregoi karakter dhe nuk e firmoi, kurse ai hajduti me çizme…”, u shpreh Berisha.

Në parlament ministri për Diasporën, Pandeli Majko debatoi me shefin e tij Edi Rama për teatrin.

“Nëse nuk voton si ne, ik në shtëpi”, i tha kryeministri duke marre si përgjigje “që nesër, që nesër”.

Mirëpo debati kaloi dhe ende asnjë shenjë reagimi.

Dje në Komisionin e Jashtëm, kreu i dikasterit të Diasporës foli për reformën e politikës së jashtme të diasporës, por asnjë fjalë për teatrin apo për ndonjë qëndrim të tij, kur gazetarët e rrethuan me pyetje.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Flet ti per lojrat e fatit more? Ti qe mjafton te pagusnin haracin tek Xeni dhe ishin ok. Ti qe mbushe tiranen me kazino

    Përgjigju ↓
Pas