Kronika, Kryesore

Majko shpjegon deklaratën që çmendi serbët, tallet me Gjuriç

Deklarata e ish-kryeministrit Pandeli Majko se nga 1 janari 2019 do të hiqeshin kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë ka shkaktuar mjaft reagime në Serbi.

Nisur nga kjo, ai ka bërë një shpjegim në Facebook duke thënë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në atë që ka shprehur, pasi është angazhim i dy qeverive për të hequr barrierat kufitare nga 1 janari 2019.



Reagimi i Majkos

Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019.

Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin.

Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaci dhe zëvendëskryeminitrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona.

Lexova që sot, Gjuric, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Endrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas