Kryesore, Politika

Majko në krah të Veliajt: Ka ardhur autobusi atje ku nuk mendohej…

Banorët e lagjes që përfshin zonën jugore të Tiranës, Selitën, Kodrën e Diellit apo edhe Liqenin e Thatë, nuk u duhet të udhëtojnë më drejt Farkës apo Njësisë 5 për të pritur në radhët e gjata për të marrë një shërbim.

Tani shërbimet mund t’i marrin shumë më afër, në zyrat e reja të Lagjes 13, në afërsi të Selitës, ku do të gjejnë jo vetëm mjedise më të mira, por edhe një staf të ri dhe të kualifikuar.



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në përurimin e zyrave të Lagjes nr.13 dhe theksoi angazhimin e bashkisë për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarëve.

“Jam dyfish i gëzuar: së pari, si kryetar i Bashkisë ka qenë ëndërr që të afronim shërbimin tek qytetarët dhe që ky shërbim të reflektonte realitetin e Tiranës sot. Që do të thotë: nëse Tirana është rritur përtej vijës së verdhë, tek Unaza e Re, Kodra e Diellit, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë dhe pjesa tjetër tek Fresku, midis Dajtit dhe Kinostudios, atëherë shërbimet tona duhet të reflektojnë këto realitete, ndaj fillojmë me promovimin e lagjes së parë. Njësia administrative 13 është këtu në Rr. ‘Rrapo Hekali’”, – theksoi Veliaj.

Me tej ai shtoi:  “Nuk ka nevojë të shkosh tek njësia e vjetër, transferimi ndodh automatikisht, pa asnjë gjobë. Është një mënyrë ideale për të pasur të gjithë shërbimet këtu, jo vetëm certifikatat, por duke nisur nga 1 janari, edhe shërbimin e pasaportës e kartës së identitetit, duke qenë se edhe kompania “Aleat” do i atashohet tre lagjeve të reja”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se është shumë e rëndësishme që çdo banor i Tiranës të regjistrohet në zonën ku ai jeton, për të bërë kështu edhe ndarjen e duhur të buxhetit për çdo zonë.

Kete nisme  e vlerësoi edhe ministri i Diasporës, njëherësh deputet i PS, Pandeli Majko.

“Po fillojmë rikonsiderimin dhe rikonstruksionin e komuniteteve. Kjo që sot shikohet këtu si Lagjja Nr. 13, nesër mund të jetë një njësi e re administrative, edhe si pasojë e atij investimi të madh të kryer nga Bashkia.

Fillimisht, u rindërtuan rrugët, ishin rrugë fshati, ka ardhur autobusi atje ku nuk mendohej, dhe sot mund të flasim për një njësi të re administrative, e cila i bashkohet natyrshëm qytetit të Tiranës, pasi kjo zonë, sidomos zona e Selitës, ka qenë një fshat me një distancë shumë të afërt me qendrën”, tha Majko

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas