Bota

Macron: BE në luftë civile për demokracinë, t’i shmanget nacionalizmit

Presidenti Francez Emmanuel Macron ka lajmëruar se “duket se ka një luftë civile europiane” mes demokracisë liberale dhe autoritarizmit në rritje.
Në një fjalim të zjarrtë në Parlamentin Europian në Strasburg, ai i bëri thirrje BE-së të përtërijë angazhimin e saj ndaj demokracisë.
“Nuk dua t’i përkas një brezi të përgjumur, që kanë harruar të shkuarën e tyre”, ka thënë ai.
Populistët kanë dominuar zgjedhjet e fundit në shtete si Hungaria dhe Italia, ushqyer edhe nga kriza e vazhdueshme e emigrantëve në BE.
Kryeministri hungarez i krahut të djathtë Viktor Orban u rikthye në pushtet me një fitore të thellë në fillim të këtij muaji, ndërsa partitë euro-skeptike shkaktuan një tërmet politik në Itali, gjatë muajit mars.
Macron dhe partia e tij liberale La République en Marche (LREM) triumfuan në zgjedhjet e vitit të kaluar në Francë me një platformë të fortë pro-BE. Megjithatë, sondazhet franceze panë shifra rekord votuesish që qëndronin larg, me një pjesëmarrje prej më pak se 50 % në të dy raundet e zgjedhjeve parlamentare.

Poshtë rrugës me tulla të verdha?
Presidenti Macron përdori disa fraza të paharrueshme, teksa u përpoq të gjallërojë demokracinë europiane.
Ndarjet në Europë ishin si një “luftë civile…ku ka një magjepsje në rritje me mendjengushtësinë”
A po i referohej Brexit-it kur e tha, ku në përgjigje të problemeve, disa propozuan një rrugë me tulla të verdhë, për ta çuar popullin në një aventurë diku gjetkë?
Më mbresëlënësja ishte lajmërimi i tij mbi një brez të ri që nuk e kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore dhe e kanë parë Europën krejt ndryshe. Por a do të munden zgjedhjet e vitit tjetër për Parlamentin Europian të sjellin një valë të anëtarëve të parlamentit që duan të forcojnë BE apo ta ndajnë atë? Ky është testi.



Çfarë aksioni po propozon Macron?
Në fjalimin e tij ai dënoi atë që quajti “një magjepsje me mendjengushtët” në Europë.
“Dua t’i përkas një brezi që do të mbrojë sovranitetin europian, sepse kemi luftuar për ta pasur atë”, ka thënë ai. “Dhe nuk do dorëzohem ndaj asnjë lloj fiksimi me autoritarizmin.”
Më 2017-ën, sfiduesi kryesor i Macron-it ishte liderja e Frontit Nacional Marine Le Pen, një nacionaliste dhe kritike e ashpër e BE-së.
Presidenti francez po hedh debate me votuesit duke synuar t’i ri angazhojë me BE-në.
Ai gjithashtu ka propozuar një fond të ri europian për të ndihmuar komunitetet të pranojnë emigrantë dhe tha se Franca është e gatshme të paguajë më shumë në buxhetin e BE-së për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Anglisë.
Në një debat me MPE pas fjalimit të tij Macron tha se dëshironte ta mbante Anglinë pranë BE-së pavarësisht Brexit-it, por nuk do jetë “qershia në një treg të vetëm.”
Ai tha se duhet pasur respekt i plotë për liritë e tregut të përbashkët të BE-së: lëvizje e lirë e të mirave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

Si i sheh Macron marrëdhëniet me Gjermaninë?
Ai ka identifikuar disa zona kyçe si ‘europiane’ më shumë sesa kombëtare – sovraniteti: ndryshimi klimaterik dhe problemet mjedisore, shëndeti, të drejtat minoritare dhe privatësia.
Ai dëshiron që Franca dhe Gjermania të jenë në pararojë të reformave ambicioze të eurozonës, përfshi kthimin e fondit të paketës së shpëtimit – Mekanizmi i Stabilitetit Europian – në Fondin Monetar Europian, si IMF.
Ideja është që “EMF” mund të ndalojë problemet e një shteti me borxhet dhe kriza të tjera financiare përpara se të përhapet në pjesën tjetër të Europës.
Megjithatë, kristian-demokratët e kancelares gjermane Angela Merkel janë të kujdesshëm për çdo skemë që mund t’i bëjë shtetet më të pasura të rrezikuar për borxhet e partnerëve më të varfër.

Me çfarë sfidash përballet BE-ja?
Fjalimi i Macron në Strasburg ekspozoi vizionin e tij për përtëritjen demokratike në BE, në një kohë të rritjes së nacionalizmit në bllokun e 28 shteteve.
Fokusi i krizës së emigrantëve ka kaluar nga Greqia në Itali, ku afro 600 mijë emigrantë pa dokumente kanë mbërritur nga deti në katër vitet e shkuara.
Ka nervozizëm në BE rreth ndikimit rus në votuesit europianë, me shumë shembuj të lajmeve të rremë në mediat sociale – shpesh të faturuara mbështetësve të presidentit rus Vladimir Putin.
Anëtarët e parlamentit europian e duartrokitën presidentin francez kur tha se demokracia ishte “një fjalë me kuptim, e cila ka lindur nga betejat e së shkuarës.”
Ai ka përballë një sfidë të madhe me zgjedhjet europiane të 2019-ës pasi partia e tij LREM nuk i përket grupeve kryesore në Parlamentin Europian.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas