Politika

Maas: BE ka interes në Ballkan, në të kundërt shtrihet ndikim i forcave të treta






               Publikuar në : 16:11 - 30/07/18 |
mapo.al

Aktorët politikë të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin, është shprehur ministri i jashtëm Gjerman, Heiko Maas, gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në Berlin. Ai shtoi se BE ka në interes Ballkanin Perëndimor, pasi në të kundërt do të shtrihej ndikimi i forcave të treta në Ballkan.


“Shqipëria ka arritur rezultate. Përpjekjet tuaja janë impresionuese. U bëj thirrje aktorëve politik të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin.

Keni mbështetjen e qeverisë gjermane. Intensifikim i marrëdhënieve, Shqipëria partner i rëndësishëm, spirancë stabiliteti. Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është në interesin e BE, ndryshe do shtrihet ndikimi i forcave të treta në Ballkan”, tha Maas.

Ndërsa ministri Bushati tha se 12 muajt e ardhshëm do të shfrytëzohen maksimalisht, duke falënderuar Gjermaninë për rrugën evropiane të Shqipërisë. Të dy ministrat diskutuan dhe për situatën në rajon dhe rolin e Shqipërisë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas