KMR

“Luvri i Abu Dhabit”, 1 mln vizitorë që në vitin e parë

Muzeu i Luvrit në Abu Dhabi ka festuar vitin e parë të aktivitetit, gjatë të cilit ka tërhequr 1 milion vizitorë.

Muzeu u hap më 11 nëntor 2017 si rezultat i një marrëveshje 30-vjeçare midis Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në një marrëveshje me vlerë mbi 1 miliard dollarë.



Vizitorët ndërkombëtarë përbënin 60% të totalit, me Indinë që mban vendin e parë, e ndjekur nga shtetasit Emiratë, të cilët janë gjithashtu vizitorët më të shpeshtë të muzeut.

Franca, Gjermania, Kina, Britania e Madhe dhe SHBA janë gjithashtu ndër nacionalitetet më të përfaqësuara, së bashku me vendet nga Këshilli i Bashkëpunimit Gjirit (GCC), të cilat përfshijnë Bahrein, Kuëaitin, Oman, Katarin dhe Arabinë Saudite.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas