Arkiva

Lumturia ulet ndjeshëm në moshën e mesme

lumturia

Lumturia ulet në moshën e mesme, për të njohur më pas një ringritje, por vetëm nëse ju jetoni në vendet perëndimore, thonë ekspertët.



Sipas një studimi të bërë së fundmi, trajektorja e lumturisë te njerëzit është përgjithësisht e parashikueshme në varësi të vendit ku jetojmë.

Në vende si SHBA apo Britania e Madhe lumturia ulet ndjeshëm në moshën e mesme.

Në Afrikë trajektorja e të qenit i lumtur ishte gjatë gjithë kohës e ulët ndërsa në Europën Lindore, ish- Bashkimin Sovjetik dhe Amerikën Jugore trajektorja e lumturisë ulej me kalimin e viteve.

Arsyet e ndryshimit të lumturisë ndër vite ishin të shumta dhe komplekse.

Sipas raportit të publikuar nga “Lancet”, faktorët kryesorë që ndikonin në lumturinë e përgjithshme ishin të shumtë, por më kryesorët ishin sëmundjet kronike dhe cilësia e ulët e jetesës. Studimi u shtri në 160 vende të botës duke mbuluar 98 përqind të popullsisë botërore.

Njësitë e matjes së lumturisë ishin tre: vlerësuese, pra sa të kënaqur ishin njerëzit me jetët e tyre; hedonike, një shumatore e ndjenjave si trishtimi, zemërimi dhe lumturia, dhe e treta ishte eudemonike, një gjykim mbi qëllimin dhe kuptimin e jetës.  Në vendet perëndimorë lumturia kishte një rënie në moshën 45- deri 54- vjeçare për t’u ngritur sërish pas kësaj moshe.

Angus Deaton, bashkëdrejtues i këtij studimi thotë se kjo është një moshë ku njerëzit duhet të punojnë dhe të përpiqen të fitojnë sa më shumë.

“Mosha e mesme është koha kur përgjithësisht lumturia njerëzore njeh një rënie. Është e nevojshme që gjatë këtyre viteve të jetës të punojmë dhe fitojmë sa më shumë që të bëjmë një jetë më të qetë dhe të lumtur në vitet që pasojnë”, tha Deaton.

Ndërkohë në vendet ish komuniste lumturia njeh rënie me kalimin e viteve.

“Kjo mund të vijë si pasojë e ekonomisë së këtyre shteteve dhe punësimit. Por një arsye tjetër është dhe sistemi komunist në të cilin ata kanë jetuar. Megjithëse nuk ishte një sistem perfekt, ai u jepte kuptim jetëve të tyre”, shtoi Deaton.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas